Bardhi-Berisha në një tryezë: Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare!

Është  mbledhur Grupi Parlamentar i deputetëve të opozitës, ku bëhet me dije se janë diskutuar rrëzimi  komisioneve hetimore dhe kërkesës për reformën zgjedhore si dhe  përjashtimi i deputetëve.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Bardhi ka thënë se opozita po u bllokon çdo hapësirë institucionale.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhje, i pranishëm dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri është shprehur se duhet të fillojë qëndresa parlamentare. Sipas tij, bojkoti, e favorizon Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, tha Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?