Bardhi: Berisha të mos përfshijë PD në luftën me SHBA-në, të tërhiqet
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet nga PD-ja. I ftuar në ”Frontline”, Bardhi nënvizoi edhe se Berisha është zotuar që nuk do ta përfshijë PD-në në përballjen e tij me SHBA-të kjo pas shpalljes ”non-grata”.
”Zoti Berisha për fatin e tij të keq dhe të demokratëve ka një problematikë me SHBA-të. Ai është zotuar që nuk do ta përfshijë PD-në në këtë konflikt.
Ky është momenti që ai ta tregojë këtë gjë, për fat të keq për gjashtë muaj me radhë e ka bërë dhe tashmë është momenti që të marrë një vendin, të mos e përfshijë Partinë Demokratike në një konflikt personal që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.