Bardhi dhe Manja debat të fortë në Komision, ministri: Nuk i kam duart e lyera me gjak

Në Komisionin e Ligjeve nuk munguan debatet me zë të lartë mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit të PD-së Gazment Bardhi. Debati nisi për hartën e re gjyqësore, por që Manja dhe Bardhi u ndalën tek vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Deputeti tha se Manja duhet të ishte në burg, pasi sipas tij është “vrasës dhe hajdut”. Nga ana e tij, Manja tha se “nuk i ka duart e lyera me gjak”, ndërsa sqaroi se kur Bardhi u bë ministër teknik i Drejtësisë rriti tarifat për qytetarët.

Debati

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg.

Manja: Unë s’jam vrasës.

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut.

Manja: Unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk i fus familjet shqiptare në konflikt.

SHKARKO APP