Bardhi: Do jem në krah të kandidatëve për zgjedhjet lokale, por jo krah Berishës

”Kemi një objektiv, të mundet Edi Rama dhe kemi bërë një bisedë mes kolegësh si arrihet ky objektiv. Nuk kemi mbajtur qëndrime. Po përpiqemi të gjejmë një mekanizëm që bën bashkë demokratët”,-kështu thotë Gazment Bardhi për takimin e parë të zhvilluar me Edi Palokën për bashkimin e PD-së. ”Nuk kandidon Sali Berisha për kryetar bashkie, ne kemi lidershipin lokal. Ne mbështesim kandidatët në 61 bashkitë e vendit”.

Keni hequr dorë nga kushti që ai është non-grata?

Bardhi: Nuk ka ndryshim qëndrimi për çështjes që na ndajnë. nuk ka kushte për çështjet që na bashkojnë. Halli që na bashkon për zgjedhjet lokale është si të mundin 61 kandidatët tanë, 61 kandidatët e Ramës.

Sulo: Nga ana e z. Berisha është teatër.

Bardhi: Në primare nuk ka nevojë për ftesë dhe as për leje. Nëse dua unë shkoj. Unë do jem në krah të liderëve lokalë në këtë fushatë. Po flasim për kandidatë të përbashkët.

Sulo: Ju keni humbur dhe moralin dhe kauzën dhe mbështetjen e SHBA, ndaj i keni shkuar Berishës në prehër.

Bardhi: Nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë në krah të Sali Berishës për shkak të problemit që ka me SHBA-në. Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem, por kjo nuk më pengon të jem në krah të kandidatëve. E rëndësishme që demokratët të bëhen bashkë, të bashkëpunojnë në nivel lokal dhe të mundin Ramën.

Sulo: Je me Amerikën apo me Berishën do u thonë demokratët?

Bardhi: Çdo demokrat do thotë jemi me Amerikën.

Sulo: I ke vajtur Berishës në prehër dhe nuk e pranon.

Bardhi: Jo mo zotëri as unë nuk i kam shkuar në prehër, as ai mua.

SHKARKO APP