Bardhi: Jemi në krizë, 6 marsi nuk është një test për PD-në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi nënvizon se zgjedhjet e pjesshme të PD-së më 6 mars nuk janë një test për PD-në.

“Ne jemi në një moment transformimi. Në një monent të vështirë, në një krizë të brendshme tonën. Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD, edhe për faktin se ato vijnë pa mbushur vitin nga masakra e 25 prillit.

Nuk është marrë asnjë masë ligjore për atë që ka ndodhur në 25 prill, nuk ka nisur puna për Reformën Zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte si në 25 prill.

Koha e pamjaftueshme për fushatën, i bën zgjedhjet e 6 marsit jo një test për PD, por zgjedhje të pjesshme vendore normale për këtë vit të mandatit që ka mbetur në bashktië ku është krijuar”.

SHKARKO APP