Bardhi për shoqërimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD: Po vepron me urdhër politik nga Rama
Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u shpreh se policia e shtetit me urdhër politik të Edi Ramës po shoqëron kryetarët e degëve që dalin nga selia e PD, pas përfundimit të mbledhjes.
“Njerëzit që kanë udhëtuar prej mëngjesit për të ardhur në mbledhje pune, pas orëve terror nga Berisha, duhet të kalojnë në terror tjetër në komisariat. Kanë përfunduar një mbledhje në selinë e tyre, por shoqërohen në komisariat. Eshtë një numër i konsiderueshëm. Kush del nga kryetarët e degëve, shoqërohet nga policia.
E kemi të qartë aleancën Rama-Berisha për të inkriminuar PD-në. Policia ka një detyrë: Ata që nxitën dhunë sot duhet të ishin në burg. Unë vetë kam dhënë dëshmi në zyrën time, nuk kam ndaluar asnjë punonjës policie, asnjë prokuror të merrte deklaratë apo sqarim për cdo person. Me ligj policia nuk hyn dot pa autorizim, dhe pavarësisht kësaj kemi lejuar bashkë me kolegët çdo kontroll.
Pas terrorit të Berishës, demokratët po kalojnë edhe terrorin e Ramës. Kjo është e papranueshme. Ju ftoj të vini bashkë për të marrë informacion bashkë me mua kupola e policisë po keqpërdoret me urdhër politik nga Edi Rama”- tha Bardhi.
Ndonëse kështu po veprohet porse kjo mbetet një lojë djallëzore e qeverisë se gjoja po ndalojmë dhe nga kampi i Bashës.