Bardhi vë kushte për seancë të qetë në Kuvend, Balluku: S’ka vend për negociata për Komisionet Hetimore

Partia Socialiste i ka mbyllur sërish derën për negociata Partisë Demokratike. Pasi Gazment Bardhi tha se do të lejojnë zhvillimin e një seance normale të Kuvendit për imunitetin e Sali Berishës në këmbim në Komisioneve Hetimore, zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se nuk ka vend për negociata.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, Balluku tha se kërkesat e opozitën bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është një negociatë sepse të gjitha kërkesat nga ana e Bardhit apo përfaqësuesit e tjerë që s’dimë si t’i quajmë, këto kërkesa bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese, grupi i PS ka dorëzuar një draft dhe ky draft është punuar më shumë kujdes dhe është bazuar në praktikat më të mira Europiane”, tha Balluku.

Bardhi tha se do të lejojnë zhvillimin normale të seancës plenare në rast se kryeministri Edi Rama do të plotësojë kërkesat e opozitës. Në të kundërtën, ai theksoi se aksioni i opozitës nuk do të devijohet nga asnjë “çështje dytësore”, si Bardhi e etiketoi, kërkesën e SPAK.

SHKARKO APP