Bardhi vjen nga Amerika dhe bashkohet me Berishën: Deputetët duhet të sh*yhen që të futen në Parlament
Pas kthimit nga Amerika ku zhvilloi takime me figurat e larta të politikës atje, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të PD-së së Sali Berishës.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se vetëm në regjime autoritare deputetët e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë mandatin e fituar, sipas tij me gjak e djersë në një fushatë në përballje me krimin e korrupsionin.
”Garda me urdhër personal të Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët dhe opozitës tentoi të lërë jashtë deputetë e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare deputetë e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë mandatin e fituar me gjak e djersë në një fushatë që Rama i vuri përballë krimin e organizuar nga njëra anë dhe paratë e Ahmetajt të aferës së inceneratorëve.
E paimagjinueshme për një vend të NATO-s që deputetët të shqyhen nga këmisha e kostumi që të kenë mundësi të futen në seanca plenare. Tërësisht e shpjegueshme me kur bëhet fjalë për një regjim të korruptuar si të Ramës. As garda, as policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Ramës”,-tha Bardhi.