Basha: 100 dështimet e qeverisë Rama në 8 vite (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se gjatë këtyre viteve që Edi Rama ka qenë në pushtet ka pasur 100 dështime.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Basha ka paraqitur spitalin e infektivit, ndërkohë që shkruhet se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë në 8 vite përfshirë dhe shëndetësinë falas.

Për më tepër, kreu i selisë blu ka paraqitur dhe raportin e Bankës Botërore, ku sipas saj pagesat maksimale kanë qenë nga xhepi i shqiptarëve dhe minimale nga shteti.

SHKARKO APP