Basha: 14 Maji, data e skadencës përfundimtare e sistemit politik në Shqipëri
Pas 1 viti nga dorëzimi i postit si kreu i PD-së, Lulzim Basha u rikthye në një takim publik. Ai ishte me të rinjtë këtë të mërkurë ku u ndal për të folur për politikën shqiptare. Basha tha se politika ka treguar që riciklon të vjetrën.
Sipas Bashës duhet të krijuar një sistem që i jep hapësirë dhe konkurrencë rinisë. Prandaj për këtë arsye tha se 14 Maji është data e skandencës përfundimtare të sistemit politik në Shqipëri.
”14 Maji është data e skadencës përfundimtare të sistemit politik në Shqipëri. Të sistemit politik të ndërtuar pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Ndryshime të bëra në atë kohë nga kryeministri i kohës me kryetarin e opozitës së kohës, të dy janë akoma në skenën politike të cilët ngushtuan vendimmarrjen në pak duar. Të cilët pamundësuan që qytetarët shqiptarë të zgjedhin vetë kë duan si deputetë”, u shpreh Basha.