Basha 2 orë në Prokurorinë e Tiranës: Autorët dhe organizatorët e dhunës së 8 janarit të vihen para drejtësisë

Për rreth dy orë kryetari i PD-së, Lulzim Basha u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 8 janarit te selia e Partisë Demokratike.

Basha dha detaje nga dëshmia e tij në prokurori, ndërsa tha për mediat se Berisha me aktet e 8 janarit tregoi se është si një aleat i vyer i qeverisë.

Kjo është një nga dëmet që po i shkaktohet familjes tonë politike. Megjithatë, ndonëse PD, ishte pre e një sulmi barbar dhe të dhunshëm, kërkojmë që të vendosen përgjegjësit para drejtësisë dhe u them demokratëve që nuk do të biem në këtë kurth ku na do kundërshtari politik, por duhet të jemi në krye të betejës. Edhe tani Berisha me aktet e 8 janarit është dëshmuar si një aleat i vyer i qeverisë. Sot, kjo prokurori duhet të gëlonte nga personat e arrestuar për inceneratorët. Me aktet dhe veprimet e tij përçarëse, Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Dua të theksoj se ai nuk ia ka dalë. Së pari s’ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës, siç nuk imponohet asnjë pakicë. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë më shumë se një person i vetëm. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe do i japë fund tranzicionit”, tha Basha.

SHKARKO APP