Basha akuza Berishës: Ka themeluar organizatë anti-amerikane, u bë oksigjen i Ramës
Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj Sali Berishës. Për të, me veprimin e sotëm dhe takimin e tij në selinë e PD, ish-kryeministri Sali Berisha është bërë pengesë në luftën e opozitës dhe se është kthyer në oksigjen të kryeministrit Rama. Akuza tjetër e Bashës, është që Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane.
”Berisha është bërë një barrë për demokratët dhe PD është një tub oksigjeni i Edi Ramës dhe është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare. Asnjë lloj force apo personat që kishte ardhur, njerëz kriminal që i njeh e gjithë Tirana, baron të drogës dhe ushtarë të tyre. Asnjë forcë nuk mund t’i imponohet PD-së.
Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane dhe ka ndër mend të thyerje traditën ku deri më sot nuk ka ekzistuar një e tillë. Pa amerikanët nuk do të arrinin dot as të kthenim mbrapsht gjenocidin e Kosovë dhe as të futeshim në NATO. Pa ta nuk do të arrinin marrëveshjen e Ohrit. Pa SHBA dhe BE, përfshirë edhe Britaninë e Madhe ky Komb do të kishte fat ndryshe.
Shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën dhe kjo mund të ndryshojë vetëm nëse ne bashkohemi. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit”.