Basha apel SPAK-ut për inceneratorët: Presim goditje të plotë, jo koka turku
Në konferencën e sotme para gazetarëve, ku foli për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, Lulzim Basha shprehu mbështetjen e PD-së ndaj drejtësisë së re për luftën kundër korrupsionit dhe kërkoi prej saj që mos të përdoren vetëm koka turku, por të bëhet një drejtësi e plotë.
Basha theksoi se ish-ministri Lefter Koka nuk mund të firmoste i vetëm 17 vendime qeverie brenda një dite, ndaj duhet të vijojë hetimi tek personat e tjerë përgjegjës.
“Presim si të gjithë shqiptarët që kjo goditje të jetë e plotë dhe jo me koka turku. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një kokë turku, por Lefter Koka nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës, Lefter Koka nuk mund të mblidhte të gjithë grupin parlamentar të PS-së te skena e krimit që është sekuestruar së fundmi nga prokuroria, që është inceneratori i Elbasanit“, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

