Basha apelon: Përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it

Partia Demokratike po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend.

Deklarata vjen nga kryetari i PD, Lulzim Basha i cili thekson se grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve dhe vendkalimeve kufitare, dhe gjendja, sipas tij, nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

“Në pjesën më të madhe të  qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë”, njofton kryedemokrati Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?