Basha: Avioni është i kartelit të Krujës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për rrëzimin e avionit në Ishëm. Basha thotë se avioni është pjesë e kartelit të drogës në zonën e Krujës.

Deklarata e Bashës:

“Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Droges në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit te Rames, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku sic kemi denoncuar me foto dhe fakte janr mbjellë mbi 50 mijë rrënjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format.

Ka ardhur koha që shqiptarët ta clirojnë vendin nga sundimi i Kartelit te Droges që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë.

#Shqiperia me mire pa Edi Ramen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?