Basha: Bashkitë e PD-së të ofrojnë ndihmë për Maqedoninë

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka shprehur keqardhje, lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut.

Përmes një deklarate bërë publike për mediat, Basha u kërkon bashkive të drejtuara nga PD-ja që të ofrojnë një ndihmë, sado modeste në shenjë solidariteti. Më tej, ai i kërkon edhe kryeministrit Rama që të bëjë të njëjtën gjë.

Deklarata e kreu të PD, Lulzim Basha

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta.

Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?