Basha: Betejë e fituar, dekriminalizimi po jep frytet

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Basha foli për gazetarët, duke thënë se procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para.

“Sot jemi me kokën lart para qytetarëve se beteja që bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirëve të jashtëzakonshme, sot po jep frytet e para, me një nga simbolet e krimit në politikë që është e Elvis Roshi. Besojmë se Shqipëria s’ka të ardhme pa ndarë politikën nga krimi. Rama bëri gjithcka për të vonuar zbatimin e ligjit te dekriminalizimit, për të luftuar opozitën që luftonte kriminelët, pë të mbrojtur pushtetin e kriminalizuar. Sot kam një mesazh. Është një ditë për të besuar se e mira do ta mundë të keqen. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është vetëm fillimi. I inkuroajoj të gjitha institucionet të procedojnë pa vonesë që krimi dhe politika të ndahen pa vonesë. Përpara kemi sfidën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Rama ka dëshmuar mungesën e vullnetit për reformë zgjedhore. Me nisjen e kësaj rruge të re, fryteve të para të procesit të dekriminalizimit, me bashkimin e shqiptarëve, do përballemi dhe do ta fitojmë edhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Më pas, Basha tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kauzë që i bashkojnë të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i sigurt që do të fitojmë edhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo është sfida, por sot shqiptarët kanë një arsye më shumë për të qenë më pak pesimist. Një drejtësi e pavarur, që nuk mbron, por ndëshkon krimin dhe korrupsionin”, tha kreu i opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?