FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha bllokon foltoren, Nikolla e përjashton nga seanca

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD Lulzim Basha, pasi bllokoi foltoren duke mos pranuar ta lirojë.

Teksa kërkoi të marrë fjalën për të folur mbi Reformën Zgjedhore, ai bllokoi foltoren duke mos lejuar ministrin Mete që të marrë fjalën.

Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës që të lirojë foltoren pasi në senacë do diskutohej rendi i ditës, Basha nuk u tërhoq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeparlamentarja e përjashtoi nga seanca dhe dha 5 minuta pushim në kërkesë të kreut të grupit të PD, Bledi Çuçit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje, Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?