Basha: Buxheti 2015, po miratohet pa konsultime
“Ne nuk jemi këtu për t’u dhënë leksion përfaqësuesve të maxhorancës, por vijmë me përgjegjësi e të përgjegjshëm edhe për të kaluarën se çfarë kemi bërë mirë, por duke marrë përgjegjësi dhe për ato që nuk kemi bërë mirë, ato kemi bërë keq. Nuk jemi këtu për të vjellur mushtin e kapitalit politik nga rrushi i papjekur qeveritar, por jemi këtu se jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale dhe ku do të gjenerojë kjo situate, nëse paketa fiskale do të kthehet në ligj dhe çfarë efektesh do të ketë kjo për situatën e likujditetit në vend, për potencialin kreditues të ekonomisë shqipëtare për biznesin, për mundësin për të konsoliduar apo mbajtur të njëjtat nivele sektorët prodhues, punësimin dhe për të ecur përpara në rritje ekonomike”, tha Basha
Po ashtu, Basha shprehu qëndrimet e tij, duke thënë se “në pikpamjen tonë, paketa nuk është udhëhequr as nga parimi i shpallur se qytetarët në tërësi do të paguajnë më pak, përkundrazi thellon barrën fiskale, taksat që planifikun të godasin të gjithë shqiptarët pa përjashtim.T’i japësh fund të mbyllësh çdo përspektivë të azgjesosh edhe shpresën për shpresë. Kjo është një pakëtë e cila azgjesonë rritjen ekonomike, azgjeson shanset që biznesi shqipëtar të investojë në rritjen e kapaciteteve investuese dhe rritjet e reja të vendeve të punës dhe shoqëruar më pasigurin ligjore me diskreminimin e zbatimit e mos zbatimit të ligjit është ide e mbyllur mu në fytyrën e invesitorve të huaj, duke lënë zero shtigje dhe mundësi për daljen nga reçensioni dhe kriza ku e ka future paketa e vitit 2014″.
KOHA JONË SONDAZH

