Basha citon Merkel, Macron dhe Rutte: Vetëm Rama e pengon hapjen e negociatave!

Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ka sjell në vëmendje deklaratat e disa liderëve të vendeve të BE, si Angela Merkel e Gjermanisë, Emmanuel Macron i Francës, Mark Rutte i Holandës dhe ministres për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, të cilët thonë se Shqipëria nuk i bindi për një vendin unanim në KE.

 

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

SHKARKO APP