Basha del në terren: Mirënjohje demokratëve të Dibrës që me zemër ”Zgjodhën Të Ardhmen”

”Zgjodhën të Ardhmen”, ky është slogani që Lulzim Basha ka zgjedhur për takimet me demokratët në terren. Tre muaj pasi Sali Berisha mbajti ”Foltoren”, sot Basha nisi aksionin e takimeve në Dibër.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i demokratëve i shpreh mirënjohjen demokratëve të Dibrës. ”Mirënjohje demokratëve të Dibrës që me zemër ”Zgjodhën të Ardhmen”, zgjodhën që Partinë Demokratike të jetë shpresa, alternativa dhe instrumenti për të sjellë ndryshimin që shqiptarët presin”.

Situata në PD do të shihet sesi do të jetë që në ditët e para të vitit 2022, pasi Komisioni i Rithemelimit të PD i ka lënë afat Bashës 5 janarin për të ikur nga zyra, dhe data 8 janar është data e protestës së dytë që do të mbajë Sali Berisha.

SHKARKO APP