Basha: Demokratët Euroatlantikë do të jetë pjesë e zgjedhjeve në 2025

Lulzim Basha në cilësinë e kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë, thotë se do të jenë alternativë në zgjedhjet parlamentare të 2025, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e përfaqësimit të PD-së, e ashtuquajtura çështja e vulës.

”Me shpresën që Gjykata e Lartë do të marrë vendimin e duhur, por me përgatitjen për të pamundësuar çdo skenar të mospërfaqësimit të Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha në një prononcim për gazetarët pas takimit me Presidentin Begaj si pjesë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve.

Sipas Bashës me shpresën që Gjykata e Lartë do të japë pa vonesë vendimin e duhur, në çdo rast demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, me kandidatët, programin dhe me aleancën e tyre. I pyetur për mungesën e tij në diskutimet për buxhetin, Basha tha se Parlamenti ka rënë dhe është kthyer në një mbledhje të zgjeruar të Partisë Socialiste dhe fraksioneve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?