Basha denoncon qeverinë tek Departamenti i Shtetit për situatën e narkotrafikut
Partia Demokratike njeh nga afër Departamantin Amerikan të Shtetit me shqetësimet e saj lidhur me situatën shqetësuese të krijuar kohët e fundit nga fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.
Kryetari i PD-së po zhvillon në selinë blu një takim kokë më kokë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik, Alexander A. Arvizu. Në këtë takim ish-ambasadori Arvizu shoqërohet edhe nga pasardhësi i tij në krye të diplomacisë amerikane në Tiranë, ambasadorin Donald Blu.
Një tjetër çështje që pritet të jetë në fokus të dy bashkëbiseduesve do të jetë dhe njohja nga afër me pretendimet e opozitës lidhur me ngërçin e krijuar në punimet e komisionit të reformës në drejtësi, të cili opozita e ka bojkotuar prej 2 javësh, pas refuzimit të amendamenteve të demokratëve lidhur me projektligjin për krijimin e organeve të qeverisjes së sistemit të ri të drejtësisë në vend. Për demokratët është cilësuar si kthim mbrapa në kohë nga ana e mazhorancës, duke cenuar konsensusin e 22 korrikut përmes të cilit u votuarn ndryshimet kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

