Basha dhe Rama-deputetëve: Votim unanim
Respektivisht në dy dyja partitë kryesore në Shqipëri, në Partinë Socialiste dhe në Partinë Demokratike, kanë zhvilluar takime me grupet parlamentare. Politika shqiptare pritet të nis në orën 21:00 seancën më të rëndësishme, ku do të votohet reforma në drejtësi.
Mësohet se një pjesë e politikanëve kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në sallën e Kuvendit, pas arritjes së konsensusit. Qëllimi i këtyre ka qenë sqarimi nga ana e krerëve për deputetët për marrëveshjen e arritur, lidhur me Reformën në Drejtësi.
Sipas burimeve, Kryeministri Rama ju ka kërkuar deputetëve që të votojnë në unanim sikurse dhe kreu i PD-së, Basha thuhet se të njëjtën gjë ju ka kërkuar deputetëve, që vota e opozitarëve të jenë pro Reformës.
KOHA JONË SONDAZH

