Basha: Do largojmë toksinat e të kaluarës, me zonjat e LDGSH do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, ku përmes një postimi në facebook, ku ka ndarë foto të aktivitetit, shkruan se ata do të largojmë përgjithmonë toksinat e të kaluarës, dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

”Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë.

Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”,-shkruan Basha.

SHKARKO APP