Berisha: Jozefina Topalli ka pasur të drejtë për Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha sonte i ka dhënë të drejtë të gjithë atyre që në fillim kanë qenë dyshues ndaj figurës së Bashës në Partinë Demokratike. Njëra prej kritikëve të forta kundër Bashës si kryetar është Jozefina Topalli.

Mirela Milori: Ju vjen keq për ndonjë këshillë, për shembull zonja Topalli nuk e ka dashur kurrë Bashën, ka pasur dhe të tjerë që nuk e kanë dashur kurrë Bashën, por unë mbaj mend fjalinë e saj që kur e pa tha: Ky njeri do të na e shkatërrojë PD-në.

Sali Berisha: Absolutisht kanë pasur të drejtë. Në politikë je i detyruar që të pranosh edhe post-faktet të vërtetat. Ata e kanë njohur dhe kanë pasur shumë të drejtë në qëndrimet ndaj tij.

SHKARKO APP