Basha: Duhet të ndërtosh shtëpinë e Ramës të marrësh 5 milion euro nga OSHEE
Lulzim Basha fillloi sulmin. Në takimin e tij me qytetarët në Lushnjë, Lulzim Basha zbuloi se kush ishte kompania që ndërtoi vilën e Edi Ramës në Surrel. Eurocol, tha Lulzim Basha fitoi 5 milion euro më tenderin e rikonstruksionit të godinës së OSHEE. Marrëveshja u firmos menjëherë sa Rama u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbacit mbi qytetaret i padrejtesise, i vetflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë me një dorë ndërtuarit të Sarajeve te Edi Ramës, Eurocol. Kishte oferten me te larte, 750 milion lekë më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHE. As per shkolla as per rruge as per kompesim te perndjekurish. Sapo u kthye nga pushimet ne Neë York e mbyllen pazarin, sepse per ta pazari dhe pushteti jane njesoj.” tha Lulzim Basha.
Duke folur për “plehrat e një prillit”, Lulzim Basha i kujtoi lushnjarëve, shprehjet e Ilir Metës për moçalorët.
“Kush jane keta qe flasin per mocalirë e zvarranik. Shkoni ju ne shtrat me ankthin e dites se neserme.Dua t’ju thëm se opozita dhe PD nuk jane ne shitje dhe pazar. Lulzim Basha e ka aleancen me qytetaret. Kurre pazar me Edi Ramen dhe Ilir Meten. Jemi gati per pastrimin e Tiranes politike nga plehrat e nje prillit. Per të mos shkëmbyer një te keqe më nje keqe me te vogel por per te zgjedhur te miren e perbashket”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur sot nga Lushnja një tur takimesh në mbarë vendin me qytetarët. Ai është takuar me biznesmenë e tregtarë të qytetit dhe fshatit, ndërsa ka deklaruar se me mendimet e tyre dhe të partnerëve të djathtë europianë, opozita do të kompletojë në një kohë të shpejtë atë që e ka cilësuar si programin e qeverisjes që meritojnë shqiptarët.
KOHA JONË SONDAZH

