Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Duhet të shkatërrojmë modelin që ka kapur demokracinë kundër interesit publik

Politikë E martë, 5 Nëntor 2019 20:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në emisionin “Perballje” në TVSh, kryetarin i PD-se, Lulzim Basha deklaroi duhet të shkatërrojmë modelin që ka kapur demokracinë kundër interesit publik.

Pyetje: Opozita ofron shpresë, ofron premtime, bën paralajmërime, denoncime, akuza. Çështja është tek zgjidhjet, cila është nyja gordiane që do të prisni?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Basha: Modeli. Sot Shqipëria nuk ka një model europian të qeverisjes. Sot Shqipëria ka një model kriminal të qeverisjes. Këtu nuk ecën përpara as virtyti, as vlera, as talenti, as aftësia. Këtu ecin përpara kriminelët, hajdutët, arrogantët, servilët. Dhe kjo jo vetëm në politikë, për fat të keq politika e mbulon, e përcjell shembullin në çdo fushë të jetës. E njëjta gjë po na ndodh me ekonominë, e njëjta gjë po na ndodh me arsimin. Dhe kjo është arsyeja përse më të mirët që po na ikin. Ky është paradoksi, ata për të cilët kemi më shumë nevojë janë të parët që po ikin edhe kur ndodhen le të themi në krye të benefiteve ekonomike. Pra, nuk janë më të varfrit që po ikin, janë inxhinierët, janë mjekët, janë ekonomistët, janë sipërmarrësit, është rinia. Pse?! Sepse ky është një model i cili po e çon vendin drejt shkatërrimit. Nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria, duhet të shkatërrojmë këtë model. Dhe mënyra e vetme për të shkatërruar këtë model është t’i rikthejmë sovranitetin qytetarëve. Ky model është ndërtuar mbi kapjen e demokracisë, mbi kapjen e institucioneve dhe kthimin e tyre në institucione, në vegla ekskluzive ndaj një grushti njerëzish. Ky grusht njerëzish nuk përfaqëson asnjë interes publik. Madje është luks i tepërt po të thoja që janë socialistë. Këta janë shushunja të cilët janë nga mëngjesi deri në darkë, 365 ditë në vit me llogari: Sa do të nxjerrin nga Porti i Durrësit? Sa do të nxjerrin nga Porti i Vlorës? Sa do të nxjerrin nga Porti i Shëngjinit? Sa do të nxjerrin nga Doganat? Sa do të nxjerrin nga Tatimet? Sa do të nxjerrimn nga trafiku i drogës? Sa do të nxjerrin nga PPP-të? Sa nga inceneratorët? Sa nga koncesionet e tjera? Për ta Shqipëria është një lopë që milet. Ata nuk kanë asnjë interes në zhvillimin e vendit. Janë ata dhe kryeministri që përbëjnë pengesën më të madhe kryesore dhe reale për përparimin e Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetje: Kushti i parë i Bundestag-ut është realizimi i Reformës Zgjedhore, edhe Matheë Palmer ditët e fundit thoshte se “kam një mesazh të fundit për opozitën jashtë parlamentit, ka një rrugë për ju, merreni, bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike dhe nuk ka mundur që të imponojë zgjedhje të parakohshme. Merrni këtë mundësi, negocioni në mirëbesim për reformën elektorale që kërkoni.”

Basha: Ajo që ne kemi bërë është pikërisht kjo. I takonte partisë në pushtet dhe kryeministrit të bënin ofertën e tyre, siç ia ka përsëritur në mënyrë domethënëse në Tiranë dhe në Romë kryeministri Conte, por në fakt ka qenë opozita që ka propozuar instrumentin. Po mbushet muaji që ne kemi propozuar 5 pikat tona, për Reformën Zgjedhore që nisin pikërisht nga ulja pa kushte në një tryezë ku janë të përfaqësuar PS, opozita e bashkuar, faktori ndërkombëtar, por jo vetëm kaq, faktori shoqëror që nuk mund të përjashtohen nga diskutimi për reformën zgjedhore, pasi nuk i takon vetëm partive politike.

Pyetje: Kushtet e Bundestagut dhe mesazhi i zotit Palmer mund të interpretohen se, nëse do të ketë një zgjidhje ajo do të jetë për zgjedhjet e parakohshme, por së pari duhet bërë reforma zgjedhore. A është PD duke përshpejtuar këtë proces apo duke e vonuar?

Basha: 100% duke e përshpejtuar. Në PD janë 3 grupe të fokusuara në propozimet tona për reformën zgkedhore, në analizën e asaj çfarë ka propozuar PS dhe në aspektin e tretë, që është më i rëndësishmi, sipas asaj që ka propozuar OSBE ODIHR, që është çështja e vullnetit politik. Raporti i OSBE/ODIHR e thotë fare qartë se ligjet aktuale, përfshirë kodin zgjedhor, mundësojnë zgjedhjet demokratike, nëse ka vullnet politik, por është mungesa e vullnetit politik ajo që ka sjellë shitblerjen e votës, kërcënimin e votuesve, presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve shtetërore, politizimin dhe keqpërdorimin e policisë së shtetit, cënimin e fshehtësisë së votësdhe votimet në grup dhe situatën e pabalancuar të mbulimit mediatik të fushatës si 7 problemet kryesore. Le ta themi fare hapur. Të gjitha këto çështje janë të mbuluara me ligjet aktuale, shkeljet e tyre janë të gjitha vepra penale. Problemi është se askush nuk shkon para drejtësisë. Ky është sot një nga 9 kushtet e Bundestagut. Ata duan të shohin ndjekje penale të sukseshsme të personave përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve. Në funksion të kësaj, nuk duhet ta shohim reformën zgjedhore thjesht dhe vetëm si një tjetër rishkrim apo korrigjim ligjesh. Padyshim që ka hapësirë dhe ne jemi, veçanërisht të interesuar të bëjmë ndryshime në ligjin për partitë politike, për financimin e partive politike, për t’i bërë ato më transparente. Propozimi im është që të jetë 100% publik dhe të kriminalizojmë donacionet private, për t’i bërë partitë plotësisht të varura nga inte

resi publik, jo nga paratë e oligarkëve, aq më pak nga paratë e krimit të organizuar. Siç ju thashë, çfarëdo ndryshimesh ligjore të bëjmë, nëse nuk presim lidhjet e krimit me politikën , që na kanë sjëllë në këtë pikë, ku, në mënyrë të përsëritur po na mbyllet dera e Europës dhe ky është dështim personal i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, atëhërë asgjë nuk do të ndryshojë. Prandaj, për ne themelore në këtë reformë zgjedhore është vullneti poltik. Po bëjmë gjithçka që ky kusht i BE, i OSBE/ODIHR dhe i Bundestagut, të plotësohet sa më parë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së vetme që mund të këtë një krizë politike, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë e zgjedhjet vendore kushtetuese.

Pyetje: Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?

Basha: PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja për t’i garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj.

Dua të gjej rastin këtu, meqë jemi në këtë bashkëbisedim të shpërndaj çdo dilemë të mbjellë nga propaganda qeveritare që, Partia Demokratike dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe mbështetjen e SPAK-ut në të gjitha burimet njerëzore dhe financiare. Dhe për këtë kemi insistuar edhe me partnerët tanë strategjikë të SHBA-ve sepse kjo është garancia e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, që është hapi i parë për barazinë para ligjit. Pa patur këtë themel, barazinë para ligjit, ta harrojmë se do të na hapen dyert e Europës. Nuk hapen dyert e Europës për një vend që nuk ka sundimin e ligjit, por ku sundohet me ferman. Sot Shqipëria sundohet me fermanin e kryeministrit fuqiplotë, fuqi të cilat nuk ia jep Kushtetuta, nuk ia jep ligji, pra nuk ia japin qytetarët shqiptarë, por me fuqi që i ka marrë, i ka grabitur pikërisht me ndihmën e atyre që duhet të jenë të parët para drejtësisë, krimit të organizuar dhe bandave kriminale

Pyetje: A është opozita shpresë?

Basha: Opozita është gjithçka. Opozita është forcë, opozita është revoltë, opozita është denoncim, opozita është vizion, opozita është program, është alternativë.

Pyetje: A i detyroheni ju një ndjesë shqiptarëve për deputetët që dolën nga listat e opozitës në parlament?

Basha: Pa dyshim! Dhe e kam bërë këtë ndjesë në mënyrë të përsëritur. Një gjë duhet të qartësojmë, që këto ishin vendime që u morën në 5 ditë dhe njërëzit që janë futur aty, që sot janë vënë në shërbimin e maxhorancës me mjetet që kjo qeveri, ky pushtet dhe ky kryeministër di t’i përdorë shumë mirë, vijnë nga fundi i listave dhe përfaqësojnë parti shumë të vogla aleate. Ky nuk është justifikim. Është një mësim i mirë, sepse në fund të fundit çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut. Po ashtu, do të legjitimohet përmes anëtarësisë së PD dhe, përmes këtyre dy mekanizmave do të garantojmë një përfaqësim të plotë, dinjitoz me vlerat më të mira, nga i pari tek i fundit i listës. Kjo listë na solli në vëmendje që edhe kandidati i fundit i listës ka rëndësi, ka vlerë, qoftë edhe si tregues i përfaqësimit. Ky pësim është kthyer në mësim për PD dhe për ne si opozitë.

Etiketat e lidhura

Lulzim BashaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 3 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 15 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 34 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.