Basha: E papranueshme nisma e Ramës “anti-KÇK”, bllokon SPAK dhe BKH
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi nismën e kryeministrit Edi Rama për një projektligj anti-KÇK. Sipas kryedemokratit, kjo është përpjekje për të dubluar reformën në drejtësi dhe institucionet kryesore, SPAK dhe BKH. Sipas Bashës, Rama nuk ka pse shpik ligje sepse Shqipëria ka ligjet më të forta kundër krimit në botë.
“Nesër do bëjë një SPAK të veten. Është një mashtrim. Ky model është i papranueshëm. Edi Rama ngre SPAK paralel sepse ka frikë nga SPAK-u real e nga reforma në drejtësi. Kjo qeveri a ka kthyer Shqipërinë në një strehë të kriminelëve nga Amerika deri në kontinentet më të largët. Peshku është qelbur nga koka. Zgjidhja janë zgjedhjet e ndershme, për të pasur qeveri jo bashkëpunëtorë me kriminelë. Mos harroni, rastet e Dibrës, Tahirin, Dakon, Gjiknurin, Pjetrin, Kajmakun, Tahiri, Xhafaj, Roshi etj. Sa herë që njerëzit e tij janë kapur në krim, Rama i ka mbrojtur. Ka edhe dy persona non grata Doshin edhe Dakon. Rama do të bëjë gjithçka për të sabotuar SPAK-un. Do bëjë spektakël, do iu bjerë nja dy personave ndoshta, bandat rivale. Por ka frikë nga SPAK”, – deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

