Basha: Ekonomia në krizë, shteti ligjor u zëvendësua me atë policor

“Brenda një viti, ekonomia hyri në krizë. Papunësia dhe varfëria ka pushtuar çdo familje. Qytetarët luftojnë sot për mbijetesë, për bukën e gojës.

Nuk dinë të qeverisin por të gjobisin, nuk dinë të drejtojnë por të dhunojnë. Nuk dinë të krijojnë pasuri kombëtare por të rrisin taksat, borxhet, çmimin e energjisë, naftës, ushqimeve, tarifat e shkollave dhe koston e jetesës.

Premtuan mirëqenie, po sjellin shkatërrim të ekonomisë, vlerave demokratike dhe shtetit ligjor. Përmes dhunës synojnë t’i mbajnë shqiptarët nën ankthin e mbijetesës, nën frikën e së nesërmes.

Swiss Digital Desktop Reklama

24 vjet më parë, ne refuzuam shtetin policor dhe kthyem sytë nga shteti ligjor. Sot, nuk mund të lejojmë kthimin pas. Kjo është fytyra e së keqes dhe këtë të keqe ne duhet ta ndalim, sa nuk është vonë”, shkruan Basha në rrjetin social.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?