Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:05 28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Ekonomia po shkatërrohet! Koha nuk pret, shtoni testimet për COVID 19!

Politikë E martë, 21 Prill 2020 10:21
Basha: Ekonomia po shkatërrohet! Koha nuk pret, shtoni testimet për COVID 19!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se ekonomia po shkatërrohet.

Basha në një dalje për mediat, kërkon shtimin e testimeve të COVID 19 si e vetmja mundësi që të vihet në kontroll pandemia e rrjedhimisht të mos shkojë drejt humnerës edhe ekonomia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 20 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ndër të tjera, Basha shtoi se qytetarët nuk i kanë marrë ende pagat e vendosura nga qeveria, ndërkohë që mijëra biznese po detyrohen të falimentojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ekonomia duhet të ndihmohet me të gjitha mënyrat që të mos bjerë në humnerë!Duhet të rriten urgjentisht testimet si garancia e vetme për të ecur përpara të sigurtë! Sa më shumë vonohen këto masa dhe mbështetja financiare për qytetarët dhe bizneset, aq më shumë thellohet kriza dhe papunësia”,- tha ai.

DEKLARATA E KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë!

Ju jam mirënjohës për këtë sakrificë të madhe që po bëni sot e 5 javë.
Këtë sakrificë e bëjmë në emër të jetës dhe të dashurisë njerëzore për njëri-tjetrin.

Por ndërkohë që ju keni sakrifikuar kaq shumë, fatkeqësisht ndihma dhe mbështjetja që duhet të merrni nga shteti ju ka munguar.

Gjendja në vend po rëndohet çdo ditë. Ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme. Dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin.

Me bindjen se asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, ne jemi angazhuar fuqimisht që prej ditës së parë duke propozuar ide dhe zgjidhje si për emergjencën shëndetësore ashtu edhe për emergjencën ekonomike.

Por sot, 5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës.

Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar, dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre.

Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh.

Qytetarët që tani ju duhet të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, janë ende sot pa asnjë të ardhur.

Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje.

Masat që janë marrë në ndihmë të njerëzve dhe ekipeve shëndetësore janë të vonuara dhe të pamjaftueshme.

Kështu u neglizhuan masat për sigurimin në kohë të mjeteve të nevojshme shëndetësore, dhe pastaj me pretekstin e urgjencës, u bënë tendera sekretë dhe korruptivë.

Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori.

Shqiptarët kanë paguar nën qeverisjen Rama taksa, akciza dhe tarifa ndër më të lartat. Sot këto taksa duhet t’ju shkojnë në ndihmë atyre!

Njerëzit nuk kërkojnë lëmoshë — në këto kohë emergjence kombëtare atyre iu takon të marrin ndihmën financiare nga buxheti i shtetit!

Paratë janë. Por Rama zgjedh që ato të shkojne për tendera korruptivë dhe koncesione, dhe jo për qytetarët.

Qytetarët duhet të marrin menjëherë ndihmën financiare që ju takon!

Bizneset duhet të mbështeten që të mos falimentojnë dhe të largojnë njerëzit nga puna!

Ekonomia duhet të ndihmohet me të gjitha mënyrat që të mos bjerë në humnerë!

Duhet të rriten urgjentisht testimet si garancia e vetme për të ecur përpara të sigurtë!

Sa më shumë vonohen këto masa dhe mbështetja financiare për qytetarët dhe bizneset, aq më shumë thellohet kriza dhe papunësia.

Koha nuk pret!

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Tani

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 36 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 40 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.