“Basha është i zgjedhuri ynë, nuk ia marrin dot partinë”

“Basha është i zgjedhuri ynë, nuk ia marrin dot partinë”. Kështu shprehet Tritan Shehu një prej ish­themeluesve të PD­-së teksa gjykon se opozitës nuk i mungon asgjë për t’u rikthyer sërish te fitorja pas humbjeve të viteve të fundit.

Tritan Shehu ka shtuar se, “Dua të theksoj se Z. Basha është kryetari i zgjedhur i PD-­së, i respektuar dhe besoj të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Unë personalisht e vlerësoj atë dhe mënyrën se si ai po e drejton PD-­në në këto periudha me shumë vorbulla”­ tha ai në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, duke iu përgjigjur kështu kritikëve të Bashës dhe duke i dhënë përgjigje zërtave se ka tentativa për t’i marrë Bashës partinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehu thotë se prova e madhe për të djathtën është pikërisht pas disa muajsh kur zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që debatet brenda grupit parlamentar të PD-­së z. Shehu i sheh si normale dhe thotë se kur ai ishte kryetar dhe sekretar i përgjithshme debatet në PD ishin shumë herë të zjarrta e më të ashpra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?