Basha flet për qeverinë e re: Fatkeqësi kombëtare!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me votimin e qeverisë së re në Kuvend mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha e quajti kabinetin Rama 3 një fatkeqësi kombëtare, ndërsa shtoi se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi.

77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të dosjes 339 të Shijakut, bashkë me Rrahman Rrahjën, janë fatkeqësia për çdo shqiptar. Fatkeqësia kombëtare. Qellmi i kësaj PPP, pakice përkatësisht, është që të mbajnë pushtetin nën koston e familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?