Basha: Fshati digjet, Rama krihet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar sot takimin e kryeministrin Edi Rama në Malësinë e Madhe si një show me regji qëndrore, apo dërdëllisje për bujqësine, ndërsa ka hequr cdo subvencion dhe nuk ka stimuluar bujqit e blegtorët në të gjithë vendin.
Nëpërmjet një deklarate për mediat mesditën e së premtes, kryetari i PD-së, Basha, thekson: “Fshati digjet, Rama krihet! Dërdëllitje një orë pa pushim me regji qendrore për mrekullitë e mëdha që po ndodhin në bujqësi, ndërkohë që ka hequr cdo subvencion, nuk ka ngritur një treg të vetëm, nuk ka stimuluar një bujk a blegtor në gjithë vendin. Burimet ujore janë në shërbim të kartelit të drogës, pllajat, kodrat, arat, kullotat e pyjet, janë zaptuar nga trafikantët. Pëvecse u ka kthyer kurrizin, fshatarët duhet të ruhen cdo ditë të mos prekin në zotërimet e kartelit të Edi Ramës, sepse rrezikojnë dhe jetën”.
Duke shtuar se “bujqësia ka nevojë për 100 milione dollarë ne vit subvencione që të ngrihet e të zhvillohet. Paratë janë, por Edi Rama i ndan me hajdutët e tij për makina luksi, zyra, fasada, dhe ekspozita jashtë shtetit. Për të marrë këto para, këtë ndihmë jetike, fshati duhet të ngrihet e të largoje hajdutët. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”.
KOHA JONË SONDAZH

