Basha: Futja e njëanshme e draftit në Kuvend anti-kushtetuese
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit ka folur futjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e Kuvendit.
Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se Basha ka deklaruar se futja e draftit në mënyrë të njëanshme është antikushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren.
Basha ka deklaruar se nuk mund të ketë reformë në drejtësi me këtë standard.
Qëndrimin e saj, PD e shprehu edhe dje pas letrës së Gramoz Ruçit drejtuar Ilir Metës.
Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka tha se futja në kalendarin e Kuvendit të draftit është një provokim për opozitën.
KOHA JONË SONDAZH

