FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Gjermania e vendosur, Shqipëria të bëjë zgjedhje të ndershme (FOTO)

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka informuar anëtarët e PD-së dhe mbështetësit e tij të shumtë në rrjetet sociale, për takimet më të fundit që ka pasur në rrafshin ndërkombëtar, konkretisht në Gjermani dhe rezultatet e tyre: “Prej tyre mora mbështetje të plotë dhe gadishmërinë për të më ndihmuar për realizimin e vizionit për ndryshimin e Shqipërisë, duke filluar me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe pastaj me një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të njerëzve”,- ka nënvizuar ai.

“Në Bundestagun gjerman”, shkruan Basha në Fb, “zhvillova dje një takim dhe drekë pune me disa nga drejtuesit kryesore të tij, përfshi Kryetarin e Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Energjisë Andreas G. Lämmel, Kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Krizave Thorsten Frei, si dhe Këshilltarin Politik të shumicës parlamentare CDU-CSU Hans-Joachim Falenski”.

Kreu i PD-së, bëri me dije se: Çështja kryesore e bisedës ishte plotësimi i kushteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave. Parlamentarët gjermanë më rishprehën edhe një herë vëmendjen dhe mbështetjen e tyre të pandryshuar për Shqipërinë. Por ata ripërsëritën qëndrimin e Bundestagut se vetëm reformat serioze dhe rezultatet konkrete kundër krimit të organizuar e drogës, dekriminalizmit të politikës, zbatimit të reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira do ta bindin Bundestagun të hapë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, z.Basha ka shtuar edhe se: “Politikanët gjermanë u shprehën të kënaqur që prioritetet e opozitës janë edhe prioritetet e BE-së për Shqipërinë dhe më inkurajuan në përpjekjet për zbatimin e tyre. Prej tyre mora mbështetje të plotë dhe gadishmërinë për të më ndihmuar për realizimin e vizionit për ndryshimin e Shqipërisë, duke filluar me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe pastaj me një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të njerëzve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?