Basha: Gjuha e përdorur kundër grave nga një grusht njerëzish, ves i shëmtuar i së shkuarës

Sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim miqësor me gra dhe vajza të Lëvizjes Demokratike të Gruas, në kuadër të zgjedhjeve që do të ketë në këtë lëvizje. Basha në fjalën e tij ndër të tjera tha se fillimisht duhet çliruar sistemi, të garantohet vota e lirë dhe të sigurohet që Shqipëria nuk i shkon një grushti njerëzish.

”Gratë nuk janë kuota, nuk janë fasadë, nuk kanë qenë kurrë në bindjen time para se të futesha në politikë, para se të krijoja familje, e aq më shumë tani që në familje sigurisht jam minorancë, por siç e shikoni, e them me kënaqësi që edhe në përgjegjësinë që më keni ngarkuar, po e shikoni që nga grupi parlamentar, tre komisione ku ne kemi kryetar, të tre kryetarët janë zonja.

4 nga 7 delegacionet e Komisionit të Përhershëm Parlamentar, që i takojnë demokratëve në Parlamentin Europian, janë zonja. Sigurisht dua të shohim më shumë zonja kryetare degësh, kemi pak, mirëpo ato që i kemi, janë shembull për të treguar se çfarë mund të bëjë një zonjë apo një zonjushë demokrate, kur vendos zemrën, shpirtin, personin tek misioni që kjo parti, kjo familje politike ka.

Bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve”.

SHKARKO APP