Basha: Grabitjet në zemër të vendit, këmbana alarmi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për grabitjet që kanë ndodhur sot. ‪

“Dy grabitje biznesesh sot ne zemer te vendit, dhe bastisja e nje banke ne qender te Tiranes, jane kembanat e alarmit qe bien papushim, e çdo dite, për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bëre me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë”, shprehet Basha në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë, vazhdon Basha, “pa kaluar gjatë raportohet një skandal i rënde në Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur një shtetas turk të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë. Lajm tronditës vrasja e nje 17 vjeçari e përdhosja e trupit te tij. Të plagosur rënde nga aksidenti në Librazhd, e një i vdekur ne Shkodër nga përplasja me makinë, e çon mbi 20 numrin e jetëve të humbura në rrugë për dy javët e fundit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqiptaret nuk e meritojnë këtë fatkeqesi. Shqipëria meriton rend e siguri. Dhe ne do tja japim. Politikanët e lidhur me të do të kenë te njëjtin fat. ‪#‎Shqipëria me mirë pa Edi Ramen”, përfundon Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?