Basha: Hapja faktike e negociatave do bëhet me PD, s’do lejojmë drejtësi të kapur nga Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur rekomandimin e PE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se rekomandimi për hapjen e negociatave është një lajm i mirë.

Për hapjen e negociatave, sipas Bashës, PD ka dhënë kontribut të madh. Gjatë fjalës së tij, Basha shtoi se rruga që kemi përpara është e vështirë dhe se sfidë mbeten zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE është një lajm i madh për shqiptarët. Ky është një vendim për qytetarët shqiptarë. Hapja e negociatave do të jetë fillimi i një rruge të gjatë, të vështirë, por të pakthyeshme të popullit tonë. Sot ka shpresë për të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitet e kaluara, Shqipëria e shqiptarët kanë njohur shumë vështirësi. Si kreu i PD-së, që i kontribuoi këtij vendi me firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që bëri të mundur lëvizjen e lirë e pa viza, nuk mund të harroj punën e bërë nga mijëra demokratë e demokrate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësoj kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces. Rruga para është e vështirë, e mbi të gjitha zgjedhjet e ardhshme dhe prerja e lidhjeve të krimit me politikën.

PD dhe unë jemi të vendosur që të jemi në krye të këtyre përpjekjeve e unë vetë personalisht që do bëj gjithçka që politika të jetë në shërbim te qytetarëve.

Sfida numër 1 për ne janë zgjedhjet dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, fusha ku Shqipëria nuk ka bërë para. Dua të siguroj qytetarët se PD, partia e interesit kombëtar dhe e integrimit të vendit, do të jetë partia që do hapë negociatat për integrimin në BE. Ne do t’ia dalim”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?