Basha: I japim zgjidhje problemeve që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha thotë se kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Për të në bashkëpunim me ekspertët më të mirë, PD ka përgatitur një program ambicioz që synon mbështetje për sipërmarrësit dhe krijimin e mundësive për punësim.

Postimi i plotë

Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë, mungesa e konkurrencës, korrupsioni që frenon zhvillimin ekonomik, janë plagët e mëdha që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare. Për t’u dhënë zgjidhje këtyre sfidave, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë vendas e të huaj, kemi përgatitur një program ambicioz, që e vendos qeverisjen në krah të sipërmarrësve të ndershëm dhe qytetarëve, jo kundër tyre.

Në qendër të programit ekonomik që propozojmë është mirëqenia juaj: ne besojmë në një ekonomi që frymëzon sipërmarrjen, tërheq investitorë të huaj dhe krijon vende të reja pune. Me taksat e ulëta, bizneset zgjerojnë investimet, fuqizohet prodhimi vendas, zgjerohet shtresa e mesme, rriten pagat dhe konsumi familjar. Kështu familjet shqiptare, në veçanti gjysma që jeton në rrezik varfërie, do të kenë mundësi të ndërtojnë një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë. Ju keni fuqinë ta bëni të mundur këtë përmes votës tuaj më 11 maj, të vetëdijshëm se Shqipëria meriton më shumë. Disa prej pikave të programit ekonomik të Demokratëve Euroatlantikë të prezantuara në videon e programit:

9% taksë e sheshtë

9% tatim fitimi

9% dividenti

0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja

Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore

Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla

Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues

Bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë

Eliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik

Heqim “taksën Rama” 240 lekë të vjetra për litër të karburanteve

SHKARKO APP