Basha i kthehet Ramës: Po fshihesh si struci

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigju sërish deklaratave të Edi Ramës, për të cilin thotë se po fshihet si struci pas një lapsusi, ndërkohë që vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari.

Përmes rrjeteve sociale, Basha shprehet se është tragjike dhe me pasoja është të kesh një Kryeministër që nuk do ta t’ia dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën.

Basha i përgjigjet Ramës në Twitter:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?