Basha i përgjigjet Ramës: Mos u fshih në dhomën e miellit! Ke korruptuar një pjesë të SPAK-ut

Kryedemokrati Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, i cili e ftoi atë të dëshmojë në gjykatën në Belgjikë lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha thotë se dëshmia e tij për autoritetet belge dhe shqiptare është në SPAK, por sipas Bashës, kryeministri ka korruptuar një pjesë të anëtarëve të SPAK.

Më drejtohet mua dhe më thotë pse nuk shkon në Belgjikë. Po shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë time, për autoriteteve belge dhe shqiptare për çështjen e Toyota Yaris. E ke në SPAK, merre dhe botoje. Po ta kisha unë do ta botoja. Mos u fshih tek dhoma e miellit por thuaju shqiptarëve se me çfarë morali vjen këtu dhe i kërkon deputetëve të tu për të ngritur dorën për të marrë sërish borxh. Nuk do t’i kishe ikur dot as 20 vjet përpara kur tashmë çdo akrobaci do të thyente gjuhën”,- tha Basha.

SHKARKO APP