Basha i përgjigjet Ramës: Pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja
Kryetari i Partisë Demokratike hodhi akuza të forta mbi Kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhimin dhe keqqeverisjen e vendit nga ana e tij.
madje ai shkoi edhe më larg në akuza teksa e akuzoi Edi Ramën si kreun e mafias së plehrave në vend, që ka dhënë 400 milionë euro për të mbështetur inceneratorët, ndaj kërkoi me forcë nga SPAK-u që të nisë urgjentisht hetimet, pasi si strukturë e posaçme paguhet me miliona jo vetëm nga paratë e shqiptarëve por edhe qytetarëve të BE-së dhe SHBA-së.
Por në një reagim të tij, kryeministri Edi Rama nuk e vuri ujin në zjarr, por komentoi sallën e konferencave të Partisë Demokratike.
Sakaq, kryedemokrati Basha i është kundërpërgjigjur Edi Ramës në Twitter:
“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, deklaron Basha.