Basha i prerë: Edi Rama s’do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë, koha e tij ka mbaruar!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në një mesazh në “Twitter” se nëse fiton zgjedhjet më 25 prill, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së tij.

Basha thekson prerë se më 25 prill shqiptarët do të votojnë Partinë Demokratike për të larguar Edi Ramën.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?