Basha: I treguam vendin Ramës e Roshit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar si hapin e parë të ndarjes së krimit nga politika, zbatimin e ligjit të Dekriminalizimit. Në një prononcim pas mbledhjes së grupit të PD, Basha tha se prej dy vitesh, kjo ka qenë beteja e opozitës.
“Pas dy vitesh betejë, sot me kokën lart para qytetarëve shqiptarë, po bëhet ndarja e kriminelëve nga politika, sot Dekriminalizimi po jep frytet, sidomos prej simbolit të kriminalizimit, Elvis Roshit.
Edi Rama bëri gjithçka për të vonuar dhe sabotuar ligjin e Dekriminalizimit, bëri gjithçka për të luftuar opozitën që të mbronte kriminelët.
E mbani mend besoj si tallej me opozitën me Dekriminalizimin. Sot nuk besoj se qesh sepse i kemi treguar vendin atij dhe Roshit.
Për shqiptarët e dekurajuar për shkak të drogës e krimit, sot kam një mesazh, është një ditë për të besuar se e mira do të mundë të keqen.
Unë inkurajoj institucionet të procedojnë pa vonesë në mënyrë që krimi të ndahet njëherë e mirë nga politika”.
Basha shtoi me tej se sfida e radhës është Reforma Zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira e te ndershme.
KOHA JONË SONDAZH

