Basha ia prish gjumin kryeministrit, Rama ironizon dhe replikon me qytetarët pas mesnatës: Programi i PD-së, kaloriferë për çdo shtyllë!

Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar t’i përgjigjet kreut të opozitës Lulzim Bashës në lidhje me kritikat e liderit të PD-së për punonjësit e OSHEE.

PD ankohet se punonjësit e OSHEE nuk kanë kushte, ndërkohë që qeveria vendosi shpërblim për gjithë punonjësit, të cilët po mbajnë realisht në punë sistemin energjitik.

Pikërisht kjo situatë duket se e ka lënë pa gjumë shefin e Ekzekutivit që t’i kundërpërgjigjet kreut të opozitës pas mesnatës së sotme, duke ironizuar pretendimet e demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, – është ironia e Ramës në “Fb”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe kjo ironi e kryeministrit ashtu siç ndodh gjithmonë do të shkaktonte replika, ironi dhe komente nga qytetarët, me të cilët Rama do të komunikonte deri në orët e para të ditës së sotme.

Replikat dhe batuat e Ramës me qytetarët virtualë

rama-1 rama-2 rama-4 rama-5

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?