Basha: Ilir Meta gënjen, s’i kërkova dhe nuk iu luta për anulimin e zgjedhjeve
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i quan mashtrime deklaratat e Presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anullonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Basha i bëri thirrje kreut të shtetit të thotë të vërtetën se kush ia kërkoi anulimin e zgjedhjeve.
”Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”,-tha në ”Abc News”.