Basha ironizon Ramën në Durrës: Unë bëj fushatë, ai vjen vërdallë meje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Në bisedën që patën me Bashën, ata ngritën shqetësime të ndryshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën e zonave ku banojnë, pagat e mësuesve dhe mungesën e personelit shëndetësor në spitalin e Durrësit.

Basha tha se dështimi i qeverisë shihet në fushatën që po bën kryeministri në ikje duke u kthyer në një satelit i kreut të opozitës. Ai u zotua se qeveria e drejtuar prej tij do zbatoj një plan urbanistik të mirëfilltë në shumë zona të qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Taksat janë rritur, çmimet janë rritur dhe paratë janë përdorur për luks apo për fasada. Ndaj në planin tonë të zhvillimit të infrastrukturës në udhëhiqemi nga dy parime e para leverdia për qytetarët, pra të parat janë rrugët e qyteteve, urbanizimi i zonave informale, ujësjellësit, kanalizimet dhe së dyti leverdia për zhvillimin ekonomik. 8 vjet ka qeverisur, i ka pasur të gjitha pushtetet. Me çfarë vjen para jush? Asgjë! Asnjë përgjigje nuk ka dhe merret gjithë ditën vetëm me opozitën, vetëm me mua. Prandaj ia kam thënë dhe ia përsëris: kjo fushatë do të mbahet mend si fushata ku kryeministri në ikje u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër. Unë bëj fushatë ai vjen vërdallë meje. Do të jetë një kazus për t’u studiuar dhe për t’u mbajtur mend, fushata e 2021, ku kryeministri në ikje, u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.

Urbanizimi është po aq i rëndësishëm. Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin. Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar 2 herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë”,- tha Basha.

SHKARKO APP