Basha: Ja qëndrimi i PD për reformën

Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur jashtë radhe sot, pas dështimit për arritjen e konsensusit dje kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit, Edi Rama. Deputetë të PD-së, si Eduard Selami kanë shprehur rezerva për qëndrimin e PD-së, duke argumentuar se mosarritja e konsensusit mund të çojë opozitën në përballje me ndërkombëtarët.

Por kreu i PD-së ka qenë më shumë i shqetësuar për rrjedhjen e votave të demokratëve për miratimin e reformës kundër qëndrimi zyrtar të selisë blu. Burime nga takimi bëjnë me dije se Basha ka theksuar se nëse edhe një votë e PD-së shkon “pro” reformës, opozita do të djegë mandatet.

Diskutimet në mbledhjen e grupit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Rama mashtron, diskutimi në 90% i fokusuar te vendet e rezervuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës disa pyetje për këtë çështje.

Selami: A na çon në përplasje me ndërkombëtarët qëndrimi ynë? A kemi përplasje pas deklaratave të Mogherini, Nuland e Kukan?

Basha: Ne i kemi sqaruar ndërkombëtarët se jemi për një draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe per qe mbron drejtësinë nga kapja politike. E kemi sqaruar Nuland për këtë qëndrim.. Deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë. Vlahutin është pozicionuar qartë për një krah politik.

Gjatë diskutimit, ka ndërhyrë edhe deputeti Sali Berisha, i cili thekson se vendet e rezervuara janë një propozim ndërkombëtar.

Berisha: “Vendet e rezervuara” të cilat mazhoranca nuk i pranon janë propozim i ndërkombëtarëve, por shumica nuk u pranon.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, Basha ka folur edhe për mundësinë e rrjedhjes së votave nga deputetët e opozitës.

Basha: Fundi i Parlamentit kapja nga shumica qoftë dhe e një mandati nga opozita. Kapja nga shumica qoftë dhe e një mandati, djegie e gjithë mandateve tona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?