Basha: Kapja e institucioneve të pavarura nuk është në kodin e demokracive europiane
“Rezoluta e miratuar nga Asambleja politike shpreh shqetësimet e PD dhe mbarë qytetarëve të vendit që shohin me shqetësim se një qeveri dhe shumicë që ka dalë nga binarët e demokracisë, po thellon zullumin e saj jo vetëm në planin politik por edhe në planin e vendimmarrjeve të pa përgjegjshme.
Rezoluta është e qartë duke përshëndetur vendimin e BE për ti dhënë statusin kandidat Shqipërisë, duke marrë në konsideratë aspiratat e Shqipërisë, Partia Popullore Evropiane shpreh shqetësim mbi përkeqësimin e situatës politike që kanë çuar në mungesë dialogu. Shpreh keqardhje që për një kohë të gjatë i është mohuar e drejta Kushtetuese opozitës për të ngritur komisione hetimore.
Shpreh shqetësim për praktikën e blerjes së votës nga Partia Socialiste. Ripërsërit alarmin për përshkallëzimin e largimeve masive të paligjshme në administratë, veçanërisht në Policinë e Shtetit. I kërkon koalicionit qeverisë të tërhiqet nga kapja e institucioneve të pavarura. Dënon largimin e paligjshëm e zyrtarëve kryesorë të institucioneve të pavarura duke përfshirë ILDKP, AMA etj”- u shpreh Basha.
Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për situatën politike të krijuar në vend. Ai thekoi se në Evropë nuk mund të shkohet duke qenë kundër saj. “Sa i përket reformës në drejtësi partia popullore bën thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse. Rezoluta konfirmon drejtësinë e betejave dhe qëndrimeve tona politike në Kuvend dhe jashtë Kuvendit përgjatë një viti. Miratimi pa konsensus me opozitën i hartës elektorale nuk është standard i politikës evropiane. Kapja e institucioneve të pavarura nuk janë në kodin e demokracive perëndimore.
Kriminalizimi dhe krijimi i repartit të dhunës nga Edi Rama për ti mbyllur gojën opozitës është damka më e madhe. Jemi shumë të inkurajuar në betejën tonë për këto vlera. Dy ditë para protestës vlen të kujtojmë edhe një herë se përgjegjësi kryesor për përkeqësimin e situatës në vend është qeveria Rama- Meta. Dyshes Rama- Meta të reflektojnë për tu sprapsur nga ky kurs i gabuar. Rezoluta e partisë popullore evropianë është e një partie që ka shumicën në Parlamentin Evropian. Shqipëria në Evropë nuk mund të ketë asnjë sanc pa Evropën e aq më keq kundër Evropës”- u shpreh Basha
KOHA JONË SONDAZH

